
Një person është plagosur me armë zjarri në zonën e Fllakës mbrëmjen e sotme.
I plagosuri është identifikuar si Arbër Gorea dhe është dërguar në spitalin e Durrësit, ku ka shkuar vetë për të kërkuar mjekim.
Dyshohet se 36-vjeçari ka qenë në lëvizje kur është qëlluar. Ngjarja ka ndodhur pranë një shkolles mes Shen Vlashit dhe Fllakës.
Ai ka marrë një plumb në krah ndërsa autorët kanë qenë me një makinë “Ford”.
36-vjeçari ishte plagosur edhe në një tjetër atentat të ndodhur dy vite më parë.