
Turi Çiklistik i Shqipërisë mbyllet sot me etapën e pestë dhe të fundit, që nis në Vlorë dhe përfundon në Fier, ku do të shpallet edhe fituesi i edicionit të 82-të të kësaj gare tradicionale.
Federata Shqiptare e Çiklizmit ka bërë të ditur itinerarin e ditës së fundit, ndërsa Policia Rrugore e Fierit ka njoftuar për një sërë bllokimesh të përkohshme në disa akse rrugore, për të garantuar mbarëvajtjen e aktivitetit.
Sipas njoftimit zyrtar, këto janë segmentet që do të qëndrojnë të bllokuara:
Autostrada Vlorë – Fier – Unaza e Fierit: nga ora 10:00 deri në 11:15
Rruga Fier – Savër: nga ora 10:50 deri në 12:00
Segmenti Savër – dalje në Levan: nga ora 11:45 deri në 13:00
Rruga Levan – Qendër Fier: nga ora 12:40 deri në 13:15
Pas përfundimit të garës, qarkullimi do të rikthehet në normalitet. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve të tregojnë mirëkuptim dhe të respektojnë udhëzimet gjatë orarit të zhvillimit të etapës finale.