Vendosni fjalën kyçe....

Donjeta Bali emërohet drejtoreshë e QSUT-së


Donjeta Bali është emëruar drejtoreshë e QSUT-së pas dorëheqjes një ditë më parë të Alma Canit.

Bali është prezantuar nga ministrja Koçiu, e cila falënderoi Canin për punën e bërë.

“Prof.Dr. Donjeta Bali do të jetë drejtuesja e re e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Një profesioniste me përvojë, e cila merr drejtimin e institucionit më të madh spitalor në vend me përkushtimin për të çuar përpara standardet e kujdesit shëndetësor dhe shërbimin ndaj pacientëve.

Suksese në këtë detyrë të rëndësishme, me bindjen se në qendër do të jetë gjithmonë pacienti dhe shërbimi cilësor! Një falënderim i veçantë për Prof. Dr. Alma Cani, për punën dhe kontributin e saj gjatë drejtimit të QSUT-së, në një periudhë sfidash të shumta.” – shkruan Koçiu.