
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në aksin rrugor “Mbikalimi i Patokut – Laç”. Sipas informacioneve paraprake, një automjet ende i paidentifikuar ka përplasur një këmbësor, shtetasin F. H., 59 vjeç, i cili po ecte në këmbë përgjatë rrugës.
I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Kurbinit, por, për shkak të plagëve të rënda, ka ndërruar jetë gjatë transportimit.
Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja pa dhënë ndihmë dhe ka marrë me vete automjetin, duke e bërë më të vështirë identifikimin e tij.