Vendosni fjalën kyçe....

“28 deputetë socialistë erdhën nga krimi i organizuar” – Akuza e Berishës në Kuvend


Kreu i PD-së Berisha akuzoi kryeministrin Rama dhe socialistët për farsë elektorale më 11 maj.

Ai tha se krimi i organizuar zgjodhi 28 deputetë në këtë legjislaturë duke opërmendur Arkend Ballën, deputetin e Durrësit, i cili sipas kryedemokratit është zgjedhur me votat e Troplinëve.

“Kjo seancë mblidhet pas farsës elektorale të turpshme. Seanca mblidhet pasi partia e krimit me në krye Edi Ramën. Pasi mobilizoi kartelet më të rrezikshme të drogës, deputetët e karteleve zëvendësojnë ju në këtë parlament jo sepse nuk ishit mëkatarë, po vetëm njëri prej tyre Arkendi, që moriu 2500 vota në 2021-shin mori këtë vit nga Troplinët 5 mijë vota më shumë se Rama. Klanet e drogës sollën në këtë parlament 28 deputetë nga lista e hapur dhe mbyllur. Për votat kreu juaj firmosi 28 mijë hektarë kanabis në mbarë vendin. Më e ndershme do ishte që këtu të uleshin Xhevdet Troplini, Elvis Doçi, Suel Çela, Altin Hajri, Behar Bajri, Pëllumb Gjoka, Renato Salihi dhe të tjerë që ju përdorin jus i lecka politike.” – tha Berisha.