Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthim brenda rrethimit të burgut të Fushë-Krujës, ende i paqartë shkaku


Një shpërthim është raportuar mbrëmjen e sotme brenda perimetrit të sigurisë së burgut të Fushë-Krujës. Burimet bëjnë me dije se nuk është ende e qartë se çfarë ka shkaktuar shpërthimin.

Zona ku dyshohet se ka ndodhur shpërthimi ndodhet pranë disa gjeneratorëve dhe kabinave elektrike, çka ka ngritur dyshime se mund të bëhet fjalë për një defekt teknik.

Sipas të njëjtave burime, në vendngjarje nuk janë gjetur gjurmë eksplozivi, por pritet që kjo të verifikohet përfundimisht nga grupi hetimor i policisë, që ndodhet tashmë në terren.