Vendosni fjalën kyçe....

Policia për shpërthimin në burgun e Fushë-Krujës: Dyshohet të ketë ardhur nga një prej gjeneratorëve


Një shpërthim është dëgjuar mbrëmjen e sotme brenda perimetrit të burgut të Fushë-Krujës, duke alarmuar autoritetet. Sipas njoftimit paraprak të Policisë, shpërthimi ndodhi rreth orës 22:45, por për fat të mirë nuk ka pasur persona të lënduar apo dëme materiale.

Burime zyrtare bëjnë me dije se shpërthimi dyshohet të ketë ardhur nga një prej gjeneratorëve të vendosur brenda rrethimit të institucionit. Megjithatë, policia nuk e ka përjashtuar as pistën e ndonjë veprimi të qëllimshëm, përfshirë edhe mundësinë e vendosjes së lëndës plasëse pranë pajisjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe për të përcaktuar me saktësi llojin e shpërthimit. Policia thotë se hetimet janë në fazë fillestare dhe po shqyrtohen të gjitha pistat.