
Kreu i PD-së Berisha tha sot se opozita kërkon zgjedhje të parakohshme dhe qeveri teknike.
Gjatë konferencës së përditshme për shtyp ai theksoi se opozita dhe qytetarët nuk mund ta pranojnë narkodeputetët dhe narkoshtetin.
“Lufta nuk bëhet vetëm me kallashnikov dhe bazuka. Nuk është luftë kjo që po bëjmë? Nuk pranojmë ne këto zgjedhje. Ne kërkojmë qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme. Nuk pranojmë ne narkoshtetin dhe deputetë të krimit si Besa Spaho, Sara Mile dhe të tjerë. Ne do i gjejmë të gjithë, do ia paraqesim botës. Apo kandidatët e Altin Hajrit e kartelit të Troplinëve e Bajrëve. Kjo është betejë, e veshtirë, por është për të vërtetën dhe ne do e fitojmë këtë.” – tha Berisha.