Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet 28-vjeçari në Lushnjë, me armë e drogë në banesë dhe makinë


Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë arrestuar në flagrancë 28-vjeçarin Ersilio Sina, banues në Lushnjë, për posedim të armëve dhe lëndëve narkotike. 

Nga kontrolli në automjetin që Sina drejtonte, policia sekuestroi një armë të ftohtë (thikë) dhe një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa. Ndërkohë, në banesën e tij u gjet një armë sportive dhe një sasi fishekësh.

Njoftimi:

Lushnjë/Posedonte armë dhe lëndë narkotike, në automjet dhe në banesë, arrestohet 28-vjeçari.

Sekuestrohen 1 armë sportive dhe 1 armë e ftohtë, si dhe sasi Cannabisi dhe fishekësh.

Si rezultat i kontrolleve sistematike, me qëllim goditjen e veprimtarive kriminale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin Ersilio Sina, 28 vjeç, banues në Lushnjë.

Nga kontrolli në automjetin që drejtonte u gjetën 1 armë e ftohtë (thikë) dhe një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa, ndërsa nga kontrolli në banesën e tij u gjetën 1 armë sportive dhe një sasi fishekësh.