Vendosni fjalën kyçe....

PD-ADSHM ankimon rezultatin në Korçë, kërkon përsëritjen e zgjedhjeve


Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka paraqitur një tjetër ankesë pranë Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve (KAS), këtë herë për Qarkun e Korçës. Në kërkesën drejtuar KAS-it, PD kërkon shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve parlamentare të 11 majit në të gjithë qarkun dhe përsëritjen e votimeve.

Kjo është ankesa e tretë e koalicionit pas atyre në qarqet Kukës dhe Berat, ku gjithashtu është kërkuar rihapja e kutive dhe përsëritja e votimeve.

Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar dhe certifikuar rezultatet për të 12 qarqet e vendit. Sipas përfundimeve zyrtare, Partia Socialiste ka fituar 83 mandate, koalicioni PD-ADSHM ka siguruar 50 mandate, ndërsa 7 mandate janë ndarë mes partive të reja: 3 për PSD, 2 për Partinë Mundësia, dhe nga 1 për Lëvizja Bashkë dhe Nisma Shqipëria Bëhet.