Vendosni fjalën kyçe....

VIDEO VIRALE – Bashkëshortja “ledhaton” me shpullë Macronin te dera e avionit


Zyra e Emmanuel Macron ka pranuar se gruaja e tij Brigitte e goditi atë gjatë një sherri, pasi pamjet treguan se Zonja e Parë dukej duke i larguar fytyrën ndërsa avioni i tyre u ul në Vietnam.

Videoja tronditëse e incidentit, e xhiruar nga agjencia e lajmeve Associated Press në Hanoi të dielën në mbrëmje, tregon derën e avionit të presidentit francez duke u hapur para se dora e gruas së tij Brigitte të godiste Macron-in në fytyrë.

Presidenti duket i befasuar, por shpejt e merr veten dhe kthehet për të përshëndetur mikpritësiut nga dera e hapur.

Më pas çifti zbret nga shkallët për pritjen zyrtare nga zyrtarët vietnamezë, megjithëse Brigitte Macron. Zyra e Macron fillimisht mohoi vërtetësinë e pamjeve, përpara se ato të konfirmoheshin si të vërteta, shkruan Daily Mail.

Një bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit më vonë e përshkroi incidentin si një ‘zënkë’ të padëmshme të një çifti.

Një zyrtar i Elysee e hodhi poshtë grindjen, duke thënë se ata po bënin shaka para se të nisnin vizitën zytare.

“Ishte një çast afërsie,” tha zyrtari.

Një tjetër anëtar i rrethit të tij e hodhi poshtë rëndësinë e incidentit.

“Ishte çasti kur presidenti dhe gruaja e tij po qetësoheshin për herë të fundit para fillimit të udhëtimit duke bërë shaka”, u tha gazetarëve burimi i dytë.