Vendosni fjalën kyçe....

Berat/ Shpërthim eksplozivi në derën e një lokali, shkaktohen vetëm dëme materiale


Berat- Një sasi e vogël lënde plasëse ka shpëthyer mëngjesin e sotëm në derën e një lokali në lagjen “Çlirim”.

Si pasojë e shpërthimit fatmirësisht nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale.

Policia vijon me hetimet për kapjen e  autorit/ve dhe zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.

 “Rreth orës 04:00, në lagjen “Çlirim”, në derën e lokalit të shtetasit S. F., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, informoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Berat, për veprime të mëtejshme.