Vendosni fjalën kyçe....

Rama në Forumin FII: Shqipëria synon integrimin në BE dhe një të ardhme si “Italia e re”



Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Richard Attias gjatë Forumit Ndërkombëtar FII të mbajtur në Tiranë, theksoi se integrimi në Bashkimin Evropian mbetet prioriteti kryesor i mandatit të tij të katërt.
Ai shprehu keqardhje që dritarja e mundësisë për integrim u hap vetëm pas agresionit rus ndaj Ukrainës, duke theksuar se kjo ngjarje i zgjoi vendet evropiane nga gjumi dhe i shtyu drejt veprimeve konkrete për bashkimin e Evropës.

Rama deklaroi se e sheh të ardhmen e Shqipërisë si një “Itali të re”, duke theksuar rëndësinë e mikpritjes, kënaqësisë së ushqimit dhe buzëqeshjes, në vend të një “Zvicre të re” që do të ishte “tmerrësisht e mërzitshme”. Ai gjithashtu kritikoi Bashkimin Evropian për vështirësitë në marrjen e vendimeve, duke e krahasuar me një mjek me shumë pacientë që nuk arrin të gjejë diagnozën e duhur.

Në intervistë, Rama përmendi edhe bashkëpunimin me Italinë në fushën e energjisë dhe ngritjen e parkut të parë teknologjik në Shqipëri, duke theksuar rëndësinë e këtyre projekteve për zhvillimin e vendit.