
Një 32-vjeçar është arrestuar nga Policia e Kukësit, pasi dyshohet se ka tentuar të vrasë kushëririn e tij, në bashkëpunim me vëllain, në një ngjarje të ndodhur një vit më parë në lagjen “Gostil” të qytetit.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, shtetasi E. K., banues në Kukës, u kap dhe u ndalua në kuadër të operacioneve për lokalizimin e personave në kërkim.
Ai akuzohet për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës ka caktuar për të masën e sigurisë “arrest në burg”.
“Nga hetimet e deritanishme dyshohet se më 15 qershor 2024, në lagjen “Gostil”, 32-vjeçari E. K. dhe vëllai i tij, shtetasi E. K., 35 vjeç (i arrestuar më parë), kanë tentuar të vrasin me mjet prerës kushëririn e tyre, shtetasin A. C., për motive të dobëta.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.”- thuhet në njoftimin e poliicisë.