
Tottenham Hotspur fiton trofeun e parë pas 17 vitesh duke mposhtur Manchester United 1-0 në finalen e Europa League.
Tottenham Hotspur mposhti 1-0 Manchester United për të fituar finalen e Europa League të mërkurën në Bilbao të Spanjës, shkruan CNN.
Fitorja i siguroi Spurs-ave titullin e tyre të parë në 17 vjet.
“Estadio de San Mamés” e Athletic Bilbao ishte plot lot gëzimi nga tifozët e Tottenhamit të veshur me të bardha dhe lojtarët, ndërsa skuadra i dha fund reputacionit si humbëse e finaleve dhe ndeshjeve të rëndësishme.
Është një çast i rëndësishëm për Spurs pasi ata fituan trofeun e parë të klubit që nga viti 2008.