Vendosni fjalën kyçe....

Incident jashtë selisë së CIA-s në SHBA, – Rojet plagosin një person, hyrja kryesore mbyllet


Një person është qëlluar nga rojet e sigurisë në orët e para të mëngjesit të së enjtes jashtë selisë së Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) në Langley, Virxhinia, raportoi NBC News, duke cituar burime pranë ngjarjes.

Sipas njoftimit zyrtar, incidenti ndodhi jashtë portës kryesore të selisë, e cila aktualisht është mbyllur.

Punonjësve të CIA-s u është kërkuar të ndjekin rrugë alternative për të hyrë në ambientet e agjencisë.

Zëdhënësi i CIA-s e cilësoi rastin si një “incident sigurie”, ndërsa është konfirmuar se personi i qëlluar ka mbijetuar dhe nuk ndodhet në rrezik për jetën.

Policia e qarkut Fairfax njoftoi se patrullat e saj u dërguan në bulevardin Dolley Madison rreth orës 04:00 të mëngjesit për të ndihmuar Policinë e CIA-s me kontrollin e trafikut.

Shërbimet policore lokale vazhdojnë të ndihmojnë në menaxhimin e situatës dhe të trafikut në zonë.

Hetimet mbi motivin e incidentit dhe identitetin e personit të përfshirë janë ende në vazhdim.