
Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Apelit të Posaçëm për Blendi Tetën, i akuzuar për përfshirjen e tij në vrasjen e ish-policit Santiago Malko, ngjarje e shënuar më 27 gusht 2019.
Shkalla e tretë e gjyqësorit, në dhomë këshillimi, këtë të enjte vendosi prishjen e vendimit të Apelit të datës 14 qershor 2022 dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në këtë gjykatë, me një tjetër trup gjykues.
Blendi Teta u dënua nga Apeli me 25 vite burg, nën akuzën se ai vëzhgonte lëvizjet e Malkos dhe ndihmoi autorët në ekzekutimin e tij.
Ishte vetë Teta që çoi për rekurs në Gjykatën e Lartë vendimin e Apelit, duke kërkuar dhe pafajësinë.
Të akuzuar po ashtu nga SPAK për këtë ngjarje janë: Leonard Duka, Erlis Duka, Ilir Selmani, Oltian Loga, Aleksandër Maxhaku, Fatmir Hyseni (Musai), Dritan Agaj, Xhoni Nica dhe Elvis Gaçaj.
Njoftimi i Gjykatës së Lartë
GJ.K.K.O 52104-00023-00-2023 BLENDI TETA Nenet 78/2, 28/4, 333/a/2, 334 pika 1 te K.Penal. “ Prishjen e vendimit nr. 32, datë 14.6.2022, të Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në këtë gjykatë, me tjetër trup gjykues.