Vendosni fjalën kyçe....

Gruaja humb jetën gjatë ndërhyrjes kirurgjikale, procedohet penalisht mjeku në Durrës



Një grua 54-vjeçare ka humbur jetën gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale në një klinikë private në Durrës. Viktima është identifikuar si M. Xh., banuese në Durrës.

Policia bën me dije se ka nisur procedim penal ndaj mjekut 59-vjeçar, I. Sh., banues po në Durrës, i cili akuzohet për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.

Sipas hetimeve paraprake, ngjarja ka ndodhur gjatë një procedure kirurgjikale në ambientet e klinikës së tij. Autoritetet janë duke vijuar hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e vdekjes tragjike të 54-vjeçares dhe për të përcaktuar përgjegjësitë përkatëse.

Mjeku ndodhet nën hetim në gjendje të lirë, ndërkohë që Prokuroria e Durrësit ka marrë në dorë materialet e çështjes.