Vendosni fjalën kyçe....

Djali i El Chapo-s marrëveshje me FBI-në, transferon familjen në SHBA


Pesë vjet pas operacionit të parë të dështuar për kapjen e tij, Ovidio Guzman Lopez, djali i El Chapo-s, u ekstradua në Shtetet e Bashkuara dhe tani 17 anëtarë të familjes së tij i janë dorëzuar FBI-së pas negociatave.

Djali i Joaquín “El Chapo” Guzmán dhe një nga udhëheqësit më të njohur të Los Chapitos, kaloi nga një nga trashëgimtarët e perandorisë së drogës, kartelit Sinaloa, te një vend në Çikago në bashkëpunim me qeverinë e Shteteve të Bashkuara duke ofruar informacion mbi krimin e organizuar në Meksikë.

Ai u arrestua dy herë, por u lirua herën e parë në 2019 pas një pushtimi të Culiacan nga persona të armatosur të kartelit, të cilët bllokuan rrugët, bënë shterrethim dhe vranë disa persona.

Gjatë kapjes së tij në janar 2023, 10 ushtarë dhe 19 persona të armatosur nga Chapiza vdiqën. Pasi u ekstradua vitin e kaluar, Ovidio qëndroi në Çikago në pritje të gjykimit të tij. Më pas më 23 korrik 2024 ai nuk ishte më në paraburgim, më vonë konfirmoi se ishte në paraburgim mbrojtës me Marshallët e SHBA-së. Tre ditë më vonë, vëllai i tij Joaquin iu bashkua atij në SHBA me një avion privat që u ul në një aeroport të vogël jashtë El Pasos, Teksas.

Dyshohet se të paktën dy oficerë policie, që punonin për “El Mayo” si truproja dhe politikani i shquar Hector Cuen u vranë kur vëllai i tij Joaquin orkestroi rrëmbimin dhe dorëzimin e Ismael “El Mayo” Zambada, udhëheqës i kartelit Sinaloa dhe ish-partner i babait të tyre “El Chapo”.

Që atëherë, qindra persona janë vrarë dhe akoma më shumë janë rrëmbyer dhe torturuar gjatë një lufte të brendshme midis fraksioneve të kartelit Sinaloa.

Tani, gruaja, fëmijët, nëna e tij dhe një duzinë të afërm të tjerë janë të sigurt brenda Shteteve të Bashkuara.

Pranimi i fajit

Që nga tetori 2024, Ovidio nuk ka qenë në burg federal dhe thashethemet për marrëveshje që po negocioheshin u konfirmuan më vonë.

Më 5 maj të këtij viti, u njoftua se Ovidio Guzman Lopez do deklarohet fajtor për akuzat federale të trafikut të drogës me të cilat përballet në SHBA, sipas një dosjeje të re gjyqësore.

Dosja e zbuluar tregon se Ovidio Guzman do paraqitet në një seancë për pranimin e fajësisë më 9 korrik në gjykatën federale në Çikago. Gjykata kërkoi një kopje të marrëveshjes për pranimin e fajësisë, duke treguar se është arritur një marrëveshje në këtë çështje.

Mbërritja e familjes e Ovidios

Sekretari meksikan i Sigurisë Omar García Harfuch konfirmoi se 17 të afërm të Ovidio Guzman u dorëzuan vullnetarisht tek autoritetet amerikane. Anëtarët e familjes u përshëndetën nga agjentët e FBI-së dhe Marshallëve të SHBA-së pasi kaluan pikën kufitare San Ysidro në kufirin Tijuana-San Diego.

Ardhja e tyre u raportua fillimisht nga Luis Chaparro i cili tha: “Familja thuhet se mbërriti me disa valixhe, të paktën dy valixhe për secilin anëtar, dhe së bashku ata mbanin më shumë se 70,000 dollarë në para të gatshme. Familja zbarkoi nga Culiacán, Tijuana, dhe shkoi në pikën kufitare San Ysidro, ku agjentët e FBI-së i prisnin tashmë. Familja e Ovidios iu dorëzua autoriteteve amerikane. Është shumë e qartë se ata hynë në një negociatë apo mundësi me Departamentin e Drejtësisë. Ata tashmë i prisnin në Shtetet e Bashkuara,” tha García Harfuch.

Ai tha se asnjë nga anëtarët e familjes nuk po ndiqej nga autoritetet meksikane dhe se qeveria e presidentit amerikan Donald Trump “duhet të ndajë informacione” me prokurorët meksikanë, diçka që nuk e ka bërë ende.

Griselda López Perez, ish-bashkëshortja e “El Chapo” dhe nëna e Ovidio dhe Joaquín Guzmán, u caktua si operatore e kartelit Sinaloa nga Departamenti i Thesarit i SHBA-së dhe u sanksionua nga OFAC në 2012. Në njoftimin për shtyp thuhet se OFAC po caktonte Griselda-n për rolin e saj të trafikut të Lopez-it, duke përfshirë rolin e saj në trafikun e drogës dhe në përpjekjet për ta ndihmuar në përpjekjet për t’iu shmangur drejtësisë.

Gjithashtu, Griselda Lopez Perez ka ofruar mbështetje për veprimtaritë e trafikut të drogës të bashkëshortit të saj.

Presidentja Claudia Sheinbaum kërkoi më shumë informacion nga Shtetet e Bashkuara dhe vuri në pikëpyetje politikën e SHBA për të mos negociuar me terroristët, pasi administrata Trump shpalli kartelet meksikane, përfshirë Kartelin Sinaloa si organizata terroriste.

Të dy Ovidio dhe Joaquin janë akuzuar dhe caktuar si drejtues të Kartelit Sinaloa. Nëna e tyre Griselda u sanksionua gjithashtu si pjesë e kartelit.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Borderland Beat

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani