Vendosni fjalën kyçe....

DEA hap linjën e sinjalizimit në Shqipëri, Ambasada e SHBA: Ndihmoni në luftën kundër trafikut të drogës


Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka njoftuar se Agjencia Amerikane kundër Narkotikëve (DEA) ka aktivizuar një linjë të posaçme sinjalizimi për qytetarët shqiptarë. Qëllimi i kësaj nisme është mbledhja e informacioneve mbi trafikun e drogës dhe pastrimin e parave që burojnë nga aktivitetet e paligjshme.

Përmes një postimi zyrtar, Ambasada e SHBA i bën thirrje qytetarëve që kanë dijeni mbi raste të tilla, të ndajnë informacionin përmes WhatsApp në numrin +1 571 502-7846 ose përmes email-it në adresën: albania_DEA_tipline@state.gov. Sipas ambasadës, çdo informacion do të trajtohet në mënyrë konfidenciale.

Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me të, me qëllim mbrojtjen e qytetarëve të të dy vendeve tona dhe parandalimin e hyrjes së drogave të paligjshme në Shtetet e Bashkuara,” thuhet në njoftimin e ambasadës.

Iniciativa vjen si pjesë e bashkëpunimit të vazhdueshëm mes autoriteteve amerikane dhe shqiptare për forcimin e rendit dhe sigurisë.