
Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK), Dashamir Shehi, ka njoftuar largimin e tij nga drejtimi i partisë, duke marrë përgjegjësinë për rezultatin e dobët të opozitës në zgjedhjet e fundit.
Në një deklaratë për mediat, Shehi pranoi se përgjegjësia për humbjen bie kryesisht mbi lidershipin opozitar dhe veçanërisht mbi drejtuesit e Koalicionit Djathtas për Zhvillim. Shehi i cilësoi zgjedhjet si një “farsë” mes dy partive kryesore, ku sipas tij, njëra synonte të ruante pushtetin, ndërsa tjetra luftonte për të qenë opozitë.
“Përgjegjësia bie kryesisht mbi lidershipin e partive opozitare, duke filluar nga Koalicioni Djathtas për Zhvillim. Kjo është një përgjegjësi që e mbaj unë personalisht, sharrën e humbjes dhe për këtë motiv largohem nga drejtimi i Koalicionit për t’i hapur rrugë njerëzve më të rinj sesa unë dhe më energjik.
T’u japim njëherë mirënjohje që na kanë votuar, sadopak që ishin. Janë përballur si njerëz të lirë për disa ide lirie dhe demokracie për alternativën tonë. Zgjedhjet në Shqipëri ishin një lloj farse midis dy partive kryesore, njëra për të mbajtur pushtetin dhe tjetra për opozitën.