Vendosni fjalën kyçe....

Apeli i GJKKO-së lë në burg shefin e Rrugores, Roven Zeka, arrest shtëpie për Sokol Novakun


Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për shefin e Policisë Rrugore të Tiranës, Roven Zeka, ndërsa ka zbutur masën për shefin e hetimit të aksidenteve, Sokol Novaku, duke e caktuar “arrest shtëpie”.

Të dy, bashkë me oficerin Edison Tabaku, u arrestuan më 19 prill, si pjesë e një hetimi të SPAK, pasi dyshohet se morën 2 mijë euro ryshfet për të manipuluar provat e një aksidenti rrugor të shkaktuar nga bashkëshortja e biznesmenit Erges Vrioni.