Vendosni fjalën kyçe....

Trump për diagnozën e Biden: Duhet kohë të arrish në një situatë të tillë, u befasova që publiku nuk ishte informuar më parë


Donald Trump ka deklaruar se kohët e fundit i është nënshtruar një kontrolli fizik dhe ka theksuar se testi PSA që përdoret për të zbuluar kancerin e prostatës është “standardi për pothuajse çdo mashkull”. Ai konfirmoi se testi PSA i ishte bërë gjatë kontrollit të muajit të kaluar.

Ndërkohë, Presidenti Joe Biden thuhet se vuan nga një formë agresive e kancerit të prostatës, e cila është përhapur edhe në kocka.

Megjithatë, ekzaminimet për kancerin e prostatës zakonisht nuk rekomandohen për burrat mbi 70 vjeç, çka do të thotë se Biden ,82 vjeç mund të mos ketë bërë rregullisht analizat për PSA-në.

Mjekët gjithashtu theksojnë se ky test nuk është gjithmonë efektiv për të zbuluar format më agresive të këtij lloj kanceri.

I pyetur për Bidenin gjatë një paraqitjeje publike në Shtëpinë e Bardhë, Trump u shpreh:
“Duhet shumë kohë që të arrish në një situatë të tillë dhe u befasova që publiku nuk ishte informuar shumë më parë. Është një situatë shumë e trishtueshme dhe ndihem keq për të.”/AP