Vendosni fjalën kyçe....

S’fituan në Tiranë, 11 deputetët e PS-së që s’do jenë në parlament


11 deputetë të PS-së në legjislaturën e fundit nuk do jenë më në parlament pas zgjedhjeve të 11 majit.

Ata ishin në listën e hapur në Tiranë dhe nuk kanë mundur të sigurojnë një mandat deputeti.

Mes emrave që do mungojnëjanë ish-kryeministri Pandeli Majko, ish-ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, Klotilda Bushka, Ermonela Felaj, Xhemal Qefalia, Toni Gogu, Arben Pëllumbi, Etjen Xhafaj, Etilda Gjonaj, Plarent Ndreca e Blerina Gjylameti.