Forcat meksikane të sigurisë arrestuan nëntë anëtarë të dyshuar të një grupi kriminal dhe vranë 12 të tjerë në një operacion në një pjesë rurale të Meksikës jugperëndimore të shtunën, tha Ministria e Sigurisë.
Në një postim në mediat sociale, ministri i Sigurisë Omar Harfuch konfirmoi se tre anëtarë të Marinës u plagosën në operacionin e udhëhequr nga Marina në Huitzontla, Michoacan, shkruan Reuters.
Individët e arrestuar janë të lidhur me krime të tilla si vrasje, zhvatje dhe rrëmbim, tha Harfuch.
Grupet kriminale në zonë janë të lidhura me trafikun detar të drogës dhe personeli detar gjeti armë dhe pajisje taktike gjatë kontrolleve, tha Ministria e Sigurisë në një deklaratë.
Gazetat meksikane El Universal dhe La Jornada raportuan se grupi ishte pjesë e bandës Jalisco Neë Generation Cartel, një nga dy kartelet kryesore të drogës në Meksikë. Qeveria amerikane e cilësoi kartelin një organizatë terroriste në shkurt.
