Vendosni fjalën kyçe....

Stuhitë e forta shkaktojnë 25 viktima në SHBA


Stuhitë e forta që goditën shtetet amerikane të Misurit, Kentakit dhe Virxhinias lanë më shumë se 25 njerëz të vdekur, duke rrafshuar shtëpitë dhe bizneset, ndërsa ndërprenë energjinë për dhjetëra mijëra, thonë autoritetet.

Të paktën 18 njerëz u vranë në Kentaki në stuhitë e së premtes mbrëma, postoi guvernatori i shtetit Andy Beshear në X, ndërsa zyrtarët në Misuri thanë se shtatë të tjerë vdiqën atje.

Dy persona u vranë gjithashtu nga rënia e pemëve në Virxhinia, raportuan mediat lokale, shkruan Breitbart.

Pamjet me dron të shpërndara nga mediat lokale treguan skena të shkatërrimit me shtëpi të rrafshuara.

Në Misuri, pesë persona u vranë në qytetin e madh të St. Louis në atë që autoritetet thanë se ishte një nga stuhitë më të këqija në histori, dhe dy në Scott County. Mot më i ashpër parashikohet të dielën në mbrëmje dhe të hënën.