
Papa Leo XIV do të inaugurohet zyrtarisht sot si kreu i Kishës Katolike, gjatë një meshe solemne në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.
Ceremonia pritet të nisë në orën 10:00 me orën lokale (09:00 me orën britanike), dhe do të mbledhë liderë botërorë dhe fetarë nga e gjithë bota për të shënuar fillimin zyrtar të papatit të Papës Leo.
Papa Leo XIV mbajti meshën e tij të parë më 8 maj, pak orë pas zgjedhjes nga konklava papnore, ku bëri thirrje për unitet brenda Kishës Katolike dhe për t’i dhënë fund luftërave në botë.
Të martën, më 20 datë maj, Papa Leoni do të marrë në zotërim Bazilikën Papnore të Shën Palit Jashtë Mureve. Të nesërmen do të mbahet audienca e parë e përgjithshme e së mërkurës.
E shtunë, 24 maj, një takim i ri do të ndodhë, këtë herë me Kurien Romake dhe punonjësit e Shtet-Qytetit të Vatikanit.
E diela, 25 maj, do të jetë plot me ngjarje, me Lutjen e Mbretëreshës Qiellore e më pas, marrjen në zotërim të bazilikave papnore të Shën Gjonit në Lateran dhe të Shën Marisë së Madhe.