Vendosni fjalën kyçe....

Drejt fundit numërimi i votës së diasporës, garë e fortë brenda llojit, Xhaçka përmbys Gjylametin, Rakipi para ndaj Qefalisë


Ndërsa vijon numërimi i votës së diasporës, garë e fortë është ajo për një vend deputeti mes socialistëve.

Ish-ministrja Olta Xhaçka ka përmbysur lehtësisht rezultatin ndaj koleges Blerina Gjylameti ndërsa kokë më kokë janë edhe Orlando Rakipi e Xheml Qefalia me të parin që ruan ende avantazhin e lehtë.

Numërimi ka rinisur sot pas ndërprerjes për shkak të lodhjes së komisionerëve.

Pas përfundimit të numërimit do pritet përfundimi i votave preferenciale për kandidatët, përllogaritja, përgatitja e tabulateve të rezultatit dhe konfirmimi zyrtar nga KQZ.

Deri tani janë numëruar 198.939 zarfe me vota të disaporës me PS-në që  ka marrë 119.661 vota, ose 60,83% kurse PD ka marrë 46.676 vota, ose 23,73%.