Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Marrëdhënia me Francën ka hyrë në një fazë të re


Ka nisur konferenca e përbashkët për shtyp mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit francez Emmanuel Macron, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi rëndësinë e kësaj vizite, duke e cilësuar një “ndjesi të jashtëzakonshme” dhe një tregues të hyrjes në një fazë të re të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Ai u shpreh krenar për faktin që Shqipëria mikpriti Samitin e Komunitetit Politik Evropian dhe theksoi se tashmë ekziston konsensus i plotë për forcimin e bashkëpunimit mes vendeve të BE-së.

“Ndjesi e jashtëzakonshme qe presidenti francez në një kohë kaq të shkurtër viziton Tiranën sërish.

Na jep shumë krenari për këtë shtysë të fortë që marrëdhënia e Francës me Shqipërinë ka hyrë në një fazë të re dhe të panjohur më parë.

Është një privilegj i veçantë që Shqipëria mikpriti komunitetin politik europian dhe që së bashku me presidentin dhe një grup vendesh e kemi shtyrë këtë projekt në pikën ku tanimë ka konsensus të plotë nga të gjithë dhe po krijohet një substancë në marrëdhëniet mes vendeve europiane.”