
Një aksident rrugor është regjistruar këtë të shtunë rreth orës 19:15 në bulevardin “Zhan D’ark” në Tiranë, ku një automjet është përplasur me një motor, duke lënë të plagosur dy persona.
Sipas njoftimit zyrtar nga policia, automjeti i drejtuar nga shtetasi L. M. është përplasur me një motomjet, me drejtues shtetasin J. I. dhe pasagjer A. M. Si pasojë e përplasjes, të dy personat që ndodheshin në motor kanë pësuar dëmtime dhe janë dërguar menjëherë në spital, ku aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
“Me datë 17.05.2025, rreth orës 19:15, në bulevardin ‘Zhan D’ark’, automjeti me drejtues shtetasin L. M., është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin J. I. dhe pasagjer shtetasin A. M. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetasit J. I. dhe A. M., të cilët janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.