
Në Tiranë ka nisur zyrtarisht punimet Samiti i Komunitetit Politik Europian, me pjesëmarrjen e dhjetëra liderëve nga kontinenti.
Kryeministri Edi Rama, si mikpritës, ishte i pari që mori fjalën në hapjen e këtij takimi të nivelit të lartë. Në fjalimin e tij, Rama theksoi rëndësinë e këtij momenti për Shqipërinë dhe sfidat me të cilat përballet kontinenti:
“Europa është udhëtim dhe udhëtimi është bërë i vështirë. Më besoni që jam në vështirësi të gjej fjalët në drejtimin e këtij samiti. Është një nder i jashtëzakonshëm për të gjithë vendin dhe popullin tim t’ju mirëpresim të gjithëve,” tha Rama.
Ai u ndal edhe te simbolika e vendit ku zhvillohet samiti, duke e përshkruar si një hapësirë të veçantë që mishëron aspiratat e gjeneratave të reja shqiptare për Europën:
“Në këtë shtëpi të kërkuar posaçërisht për këtë, ku nuk jeni të rrethuar nga zbrazëtia e një vendi takimesh, por nga ëndrrat e fëmijëve shqiptarë për Europën.”