Vendosni fjalën kyçe....

KQZ: Brenda vendit votuan rreth 1.4 milionë zgjedhës


Sipas KQZ-së, në zgjedhjet e 11 majit brenda vendit kanë votuar rreth 1.4 milionë zgjedhës nga rreth 3.4 milionë të regjistruar.

Në njoftimin e KQZ-së bëhet me dije gjithashtu se nga 1 milionë e 426 mijë vota të vlefshme janë shpallur 1.4 milionë ndërsa rreth 55 mijë janë shpallur të pavlefshme.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar një bilanc paraprak mbi pjesëmarrjen dhe rezultatet e votimit, bazuar në të dhënat e transmetuara nga operatorët në terren, si brenda vendit, ashtu edhe nga diaspora.

Sipas KQZ-së, nga 3.467.962 zgjedhës të regjistruar në listat zgjedhore, kanë votuar gjithsej 1.462.138 qytetarë brenda territorit të Shqipërisë. Nga këto vota, 1.406.514 janë shpallur të vlefshme, ndërsa 55.514 janë konsideruar të pavlefshme.

Gjithashtu, KZAZ-të kanë identifikuar 12 kuti votimi si të parregullta, të cilat nuk janë përfshirë në procesin e numërimit.

Sa i përket votimit nga diaspora, janë regjistruar 194.889 vota të ardhura përmes shërbimit postar. Nga këto, deri më tani janë numëruar 1.532 vota të pavlefshme.

Ky është një raport paraprak dhe mund të pasqyrojë ndryshime me përfundimin e plotë të procesit të numërimit dhe verifikimit.” – thuhet në njoftimin e KQZ-së.