
Gara për mandatin e 13-të të Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës vazhdon të jetë e ngushtë mes dy figurave të njohura të kësaj force politike, Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmeti, por rezultatet paraprake tregojnë një avantazh të qartë për deputeten aktuale Tabaku.
Nga 1130 kuti votimi të numëruara nga gjithsej 1282, Tabaku kryeson me 16,685 vota, ndërsa Alimehmeti ka marrë 15,045 vota, duke krijuar një diferencë prej 1640 votash në favor të saj.
Edhe pse numërimi vazhdon, ky avantazh konsiderohet domethënës dhe mund të rezultojë vendimtar në renditjen përfundimtare të kandidatëve brenda listës së hapur të PD-së në këtë qark.
Sipas renditjes aktuale të votave në listën e kandidatëve të PD-së për Tiranën, 13 emrat më të votuar deri tani janë:
- Sali Berisha
- Flamur Noka
- Albana Vokshi
- Belind Kellici
- Tedi Blushi
- Jozefina Topalli
- Fatmir Mediu
- Edi Paloka
- Erisa Xhixho
- Mesila Doda
- Klevis Balliu
- Besart Xhaferi
- Jorida Tabaku (16,685 vota)
Jashtë mandatit të 13-të aktualisht renditet Ilir Alimehmeti me 15,045 vota, megjithëse mbetet ende një numër kutish për t’u numëruar që mund të ndikojë në përmbysjen e këtij rezultati.
Më poshtë vijon një pjesë e renditjes së kandidatëve të tjerë në garë sipas votave të marra:
Ilir Metaj – 5,350
Asllan Dogjani – 5,071
Myslim Murrizi – 4,032
Loranca Hoxha – 3,647
Mimoza Hajdarmataj – 3,559
Grigels Mucollari – 3,540
Arjan Hoxha – 3,383
Ilda Zhulali – 3,334
Petrit Doda – 3,208
Elton Rroshi – 2,824
Ndërsa kandidatë të tjerë si Dhurata Çupi, Edit Harxhi, Shpëtim Idrizi e të tjerë kanë marrë më pak se 2,000 vota secili.
Rezultati përfundimtar do të përcaktohet pas përfundimit të numërimit të plotë, por aktualisht Tabaku duket se është një hap përpara për të siguruar një tjetër mandat në Kuvendin e Shqipërisë.