
Kancelari i Gjermanisë, Frederik Merz, ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit.
Në një mesazh të shpërndarë në rrjetet sociale, Merz shkruan:
“Urime Edi Rama për rizgjedhjen tuaj në Shqipëri. Shumë urime! Pres me padurim bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm dhe takimin tonë të parë në takimin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë të premten”.