
Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar zyrtarisht hapjen e procesit të aplikimit për biletat e ndeshjes Shqipëri – Serbi, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026.
Të gjithë tifozët e interesuar mund të aplikojnë përmes platformës ebileta.al, e menaxhuar nga kompania T-Ticket, duke ndjekur hapat standardë të regjistrimit dhe përzgjedhjes.
Si funksionon aplikimi:
- Regjistrohuni me e-mail në portalin ebileta.al.
- Zgjidhni tribunën e dëshiruar të stadiumit.
- Plotësoni të dhënat personale në formularin përkatës.
- Përfundoni aplikimin, dhe do të merrni një e-mail konfirmimi automatik.
Afati për aplikime:
- Procesi është i hapur deri më 30 maj 2025.
- Më pas do të zhvillohet përzgjedhja automatike me short elektronik, ku do të zgjidhen ata që do të kenë të drejtën për të blerë biletën.
Blerja dhe shpërndarja e biletave:
- Tifozët e përzgjedhur do të marrin një link unik për pagesën, që do të jetë aktiv nga 30 maj deri më 2 qershor 2025.
- Pas pagesës, biletat elektronike do të dërgohen në e-mail.
Kujdes: Bileta mund të transferohet vetëm një herë. Çdo transferim i mëtejshëm e bën atë të pavlefshme, thekson FSHF.