Vendosni fjalën kyçe....

85 viktima nga sulmet ajrore izraelite në Gaza


Sulmet ushtarake izraelite vranë të paktën 85 njerëz në Rripin e Gazës të enjten, thanë mjekët palestinezë, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe ndërmjetësit arabë kërkuan një marrëveshje armëpushimi ndërkohë që presidenti i SHBA-së Donald Trump vizitoi Lindjen e Mesme.

Shumica e viktimave, përfshirë gra dhe fëmijë, u vranë në Khan Younis në Gazën jugore në sulmet ajrore që goditën shtëpitë dhe tendat, thanë ata, shkruan Reuters.

Të vdekurit përfshinte gazetarin vendas Hassan Samour, i cili punonte për stacionin radiofonik Aqsa të drejtuar nga Hamas dhe u vra së bashku me 11 anëtarë të familjes kur shtëpia e tyre u godit, thanë mjekët.

Nuk pati asnjë koment të menjëhershëm nga ushtria izraelite, e cila ka intensifikuar ofensivën e saj në Gaza ndërsa përpiqet të zhdukë Hamasin si hakmarrje për sulmet vdekjeprurëse që grupi militant palestinez kreu në Izrael në vitin 2023.

Në Jabalia në Rripin verior të Gazës, ministria e shëndetësisë tha se një sulm izraelit në klinikën mjekësore Al-Tawba vrau të paktën 15 njerëz dhe plagosi disa të tjerë. Numri i vdekjeve të së enjtes arriti në 85, thanë mjekët.

Hamasi tha në një deklaratë se Izraeli po bënte një “përpjekje të dëshpëruar për të negociuar nën mbulesën e zjarrit” ndërsa bisedimet indirekte të armëpushimit zhvillohen midis Izraelit dhe Hamasit, duke përfshirë të dërguarit e Trump dhe ndërmjetësuesit e Katarit dhe Egjiptit në Doha.

Me shumicën e 2.3 milionë njerëzve në Gaza të zhvendosur brenda vendit, disa banorë të enklavës së vogël thonë se vuajtja është më e madhe tani sesa në kohën e Nakba.