Vendosni fjalën kyçe....

Vjosa Osmani: Vizoni i Costës për zgjerimin e BE-së është strategjik – Koha që Kosova të trajtohet me prioritet



Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar si thelbësor vizionin e presidentit të Këshillit të BE-së, Antonio Costa, për zgjerimin e Bashkimit Europian, duke e cilësuar atë një projekt strategjik që forcon paqen në gjithë kontinentin.

Nevoja për hapa të guximshëm nuk është më një zgjedhje, por një domosdoshmëri. Është koha që kjo të reflektohet jo vetëm me fjalë, por me veprime konkrete”, deklaroi Osmani.

Ajo theksoi se Kosova duhet të marrë trajtim të drejtë dhe të barabartë në procesin e integrimit dhe kërkoi që aplikimi i vendit për anëtarësim në BE të mos mbetet një dokument i arkivuar.

Shpresojmë që shtetet anëtare më në fund të bien dakord për heqjen e masave që po dëmtojnë qytetarët tanë. Çdo minutë me masat në fuqi, është një minutë më larg ëndrrës europiane. Është koha që aplikimi ynë të trajtohet me prioritet dhe Komisioni Europian të mandatohet për të ecur përpara,” u shpreh presidentja.

Këto deklarata vijnë në një moment kyç për marrëdhëniet BE-Kosovë, ndërsa Prishtina vijon të kërkojë përshpejtimin e procesit të integrimit europian.