
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6,1 të shkallës Rihter është regjistruar në orën 01:50 të mëngjesit të së mërkurës në zonën detare mes ishujve të Kretës, Kasos dhe Karpathos duke shkaktuar shqetësim tek banorët.
Tërmeti shkaktoi shqetësim te banorët e ishujve të Egjeut jugor dhe në Kretën lindore, ku u ndje veçanërisht ,megjithëse epiqendra e tij ishte në një thellësi prej 60 km. .
Sipas Institutit Gjeodinamik të Greqisë, epiqendra e tërmetit me magnitudë 6.1 Rihter u regjistrua rreth 20 kilometra në jug të ishullit Kasos, me një thellësi fokale prej 64.4 kilometrash.
Presidenti i Organizatës për Planifikimin Antisizmik të Greqisë (OASP), Efthymios Lekkas, u shfaq qetësues në deklaratat e tij, duke theksuar se nuk ka as sekuencë të theksuar të paratërmeteve, as pasgoditje të fuqishme, çka tregon se bëhet fjalë për një ngjarje të izoluar sizmike.
“Këto tërmete zakonisht ndodhin vetëm një herë,” theksoi Lekkas. Ai sqaroi se bëhet fjalë për një tërmet që ka ndodhur në harkun sizmik të Greqisë, pikërisht në zonën ku përplasen pllakat tektonike euroaziatike dhe afrikane.
“Sipas të dhënave fillestare, karakteristika kryesore e kësaj lëkundjeje është thellësia, që ka qenë rreth 60 kilometra. Për pasojë, valët sizmike kanë mbërritur të reduktuara në ishujt Kasos dhe Karpathos, dhe akoma më të dobësuara në Kretë. Kjo do të thotë se nuk priten pasoja të mëdha apo dëme të konsiderueshme,” deklaroi Lekkas./CNNGR
⚠️ Ενεργοποίηση 1️⃣1️⃣2️⃣
🆘 Σεισμός μεγέθους 5.9 σημειώθηκε 48χλμ ΝΝΑ της Κάσου. Κίνδυνος πιθανής εκδήλωσης Τσουνάμι στην περιοχή σας
‼️ Απομακρυνθείτε άμεσα από τις ακτές
‼️ Ακολουθήστε τις οδηγίες των Τοπικών Αρχών@pyrosvestiki
@hellenicpolice— 112 Greece (@112Greece) May 13, 2025