
Aida Hajnaj nuk do të jetë pjesë e procedurës së riemërimit në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit, pavarësisht interesit të saj për një mandat të dytë.
Shkak për këtë është mosdorëzimi i dokumentacionit të nevojshëm brenda afatit zyrtar të përcaktuar nga Komisioni i Përzgjedhjes, i cili përfundoi më 7 maj.
Ky veprim ka përfunduar automatikisht procesin e riemërimit për Hajnajn, duke i hapur rrugë çeljes së një gare të re për drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, e cila pritet të shpallet së shpejti nga SPAK.