
Komisionerja e Bashkimit Europian për Zgjerimin, Marta Kos, ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet e 11 majit.
Në një postim në rrjetin social “X”, Kos shprehet se pret me padurim vijimin e bashkëpunimit me Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE.
“Urime Edi Rama. Pres me padurim vazhdimin e bashkëpunimit tonë të mirë në ndjekjen e reformave të Shqipërisë për anëtarësimin në BE. Momenti për zgjerimin e Bashkimit Europian është real – le ta shfrytëzojmë së bashku!”, shkruan komisionerja.