Vendosni fjalën kyçe....

“11 maji farsë elektorale, kemi prova të panumërta që do ia paraqesim Brukselit dhe Uashingtonit” – Berisha


Kreu i PD-së Berisha deklaroi para pak çastesh se do faktojë para shqiptarëve dhe botës manipulimin e votës së lirë të 11 majit.

Ai e quajti farsë elektorale dhe masakër zgjedhore atë që ndodhi më votën e shqiptarëve, ndërsa deklaroi se krimi i organizuar kombëtar dhe ndërkombëtar ka ndërhyrë fuqishëm në zgjedhje dhe se kjo do faktohet.

Në konferencën për shtyp për mediat, Berisha tha se opozita nuk do e ndalë misionin për mbrojtjen e votës së lirë të shqiptarëve.

“Kjo është rruga më e mirë për të mbrojtur votën e shqiptarëve. Kjo është rruga për të faktuar para shqiptarëve dhe botës farsën e paprecedentë që po kundërmon në të katër anët, farsë elektorale që organizoi narkorgjimi i Tiranës më 11 maj. Në këtë kuadër PD dhe opozita po përgatit luftën e fuqishme për mbrojtjen e së drejtës së votës së shqiptarëve. Vlerësoj raportet paraptake ndërkombëtare që kanë rrëzuar përtokë zgjedhjet për shkeljen e barazizë. Ka patur probleme edhe më të rënda zgjedhje të kapura nga organizatat kriminale më të fuqishme të vendit dhe rajonit që kanë në kontot e tyre të nëndheshme miliarda euro. Dënoj me forcën më të madhe terrorin policisë ndaj numëruesve dhe komisioneëve tanë, kërkoj lirimin e vëzhguesit Luan Tollozhina, e gjitha ngjarja është një kurth policesk i organizuar kundër tij. Dënoj akte të tjera ta falangave të krimit që kanë terrorizuar demokratë e opozitarë që kanë dorëzuar filmime, dokumente mbi manipulimin e zgjedhjeve. Ftoj qytetarët të vijojmë këtë mision si misioni i të gjitha misioneve të një opozite, mbrojtjen dhe rikthimin e votës së lirë. Asgjë në botë nuk do mund të fshehë të vërteta e shëmtuara të grabitjes së zgjedhjeve nga narkoregjimi i Tiranës. Ne do faktojmë para çdo qytetari dhe në çdo kryeqytet të Evropës dhe botës për këtë manipulim të neveritshëm. Kemi prova e fakte më shumë se kurrë për manipulimi e zgjedhjeve.” – tha Berisha.