Vendosni fjalën kyçe....

Votimi në Burgun e Durrësit, KQZ konfirmon rezultatin: 193 nga 195 të dënuar morën pjesë


Në qendrën e votimit të ngritur në Burgun e Durrësit, nga 195 të dënuar të regjistruar, 193 morën pjesë në votime. Dy të dënuar nuk ushtruan të drejtën e votës pasi ndodheshin jashtë institucionit në momentin e votimit.

Sipas KQZ-së, u përdorën gjithsej 198 fletë votimi, duke përfshirë edhe votat e pesë anëtarëve të komisionit që votuan në këtë qendër. Edhe pse numri i fletëve ishte më i lartë se ai i zgjedhësve të regjistruar, pas verifikimeve, rezultati u pranua nga KQZ.

Rezultati për partitë pjesëmarrëse:

Partia Socialiste (PS): 148 vota

Partia Demokratike (PD): 34 vota

Nisma: 1 votë

Koalicioni Djathtas për Zhvillim: 1 votë

Lëvizja Atdheu: 1 votë