
Procesi i numërimit të votave në qarkun e Fierit është drejt fundit, ku deri tani janë numëruar 525 nga 587 qendra votimi. Rezultatet paraprake tregojnë një avantazh të qartë për Partinë Socialiste, e cila ka marrë 86,170 vota, që përbën 62.73% të totalit.
Në vend të dytë renditet Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) me 35,438 vota, ose 25.80%.
Në ndarjen e mandateve, sipas këtyre të dhënave të deritanishme, PS siguron 12 mandate, ndërsa PD-ASHM merr 4 mandate në këtë qark. Socialistët kanë shtuar numrin e mandateve në krahasim me zgjedhjet e vitit 2021, duke thelluar fitoren në Fier.