Vendosni fjalën kyçe....

“Nuk i njohim zgjedhjet, më 16 maj protestë në Tiranë. Fillimi i një beteje pa kthim” – Berisha


Kreu i PD-së Berisha deklaroi sot se opozita nuk do i njohë zgjedhjet e 11 majit, ndërsa paralajmëroi protestën e parë më 16 maj në  orën 17:00 në Bulevardin Zog i Parë në Tiranë.

Ai tha se beteja për votën e lirë nuk do ndalet dhe se opozita do triumfojë në fund.

Në një  konferencë për mediat nga selia blu, kreu i opozitës deklaroi se protesta bëhet për t’u treguar delegacioneve evropiane që do vijnë në Tiranë se  janë ftuar nga një narkodiktator që ka manipuluar votën e lirë.

“U bëj thirrje përfaqësuesve të PD-së që të mbajë shënim çdo parregullsi që ka ndodhur dhe ndodh. Libri i zi i përbindëshit elektoral Edi Rama më 16 maj në orën 17:00 te  bulevardi Zogi i Parë, një përbindësh që nuk respekton asnjë ligj kombëtar apo ndërkombëtar. Protesta do jetë paqësore, ne garantojmë se nuk do ketë probleme që cenojnë sigurinë e dinjitarëve po dua të mësojnë se ata janë ftuar nga  një narkodiktator që nuk njeh vullnetin e qytetarëve të tij.

Nuk bëhet fjalë kurrë që të pajtohemi me këto zgjedhje. Kemi bërë gjithçka në përputhje me ligjin që Shqipëria të ketë zgjedhje. Tani opozita ka detyra që do i përmbushë me shumë dinjitet e vendosmëri. Protesta e datës 16 është në emër të një populli që votën ia dikton revolja siç ka ndodhur në Peshkopi, që ia diktojnë Poja, Xhabaftët, Suel Çela. Ky është fillimi i një beteje që nuk ndalet më.” – tha Berisha.