Kreu i PD-së Berisha deklaroi sot se beteja për votën e lirë të shqiptarëve nuk do ndalet.
Në konferencën për mediat, kreu i opozitës theksoi se Rama i ka vjedhur zgjedhjet duke marrë 100% të votave njësoj si në Korenë e Veriut.
Ai akuzoi kryeministrin për manipulimin e votave në të gjitha format ndërsa u shpreh i bindur në fitoren e kauzës së opozitës.
“Edi Rama është i zhytur në krime të tmerrshme. Nuk ka akt që nuk është i gatshëm të ndërmarrë. Ca zgjedhjesh janë ato, vlerja e votave këtu nuk kanë ndodhur në asnjë vend të botës. Me tendera, me shantazhe, me leje ndërtimi, me legalizime, me faljen e gjobave, me kanabis, me punësime. Kam sulmuar dhe do shpall terroriste ato banda që merren me rrëmbimin e votës. 99% e të burgosurve votojnë PS-në dhe ministrin e Brendshëm, rroftë partia që na burgosi. Do fitojmë, kjo është e sigurt. I bëj thirrje popullit opozitar të mbrojë votën. Këto zgjedhje tregojnë se sa më shumë vjedhin Rama dhe bandat e tij aq më i fortë bëhet rezultati sepse krimi shndërrohet në votë dhe vota në krim. Këtë betejë gjer në fitore, ai që e nisi, ai do e bitisë. Ju i patë vetë, kutitë 100%, Kore e Veriut. I pari 5500 vota, i dyti 550 vota, dhjetëfish më shumë.” – tha Berisha.
