Vendosni fjalën kyçe....

PS: Orvatje qesharake për zvarritjen e procesit, mos luani me zjarrin e ligjit


Zëdhënësja e Partisë Socialiste, Silda Çepe, ka reaguar sot me tone të forta lidhur me procesin e numërimit të votave, duke e cilësuar rezultatin si “të qartë si drita e diellit” dhe duke dënuar përpjekjet për ta zvarritur atë.

Do të jetë e vështirë të gjejmë fjalët për të falënderuar qytetarët që përmbushën detyrën e tyre patriotike, pavarësisht për kë votuan,” u shpreh Çepe në deklaratën për mediat.

Ajo falënderoi gjithashtu komisionerët dhe vëzhguesit që, sipas saj, garantuan një proces të qetë zgjedhor, duke përmendur se pati “disa përpjekje sporadike e të kota, qesharake për të krijuar turbullira”.

Në vijim, zëdhënësja e PS theksoi se zvarritjet janë “të pajustifikueshme para publikut” dhe theksoi se çdo votë duhet të numërohet me “respekt e përulësi”.

Duke u drejtuar komisionarëve, Çepe bëri thirrje që procesi të vijojë deri në shpalljen përfundimtare të rezultatit: “Mos luani me zjarrin e ligjit,” paralajmëroi ajo.