Vendosni fjalën kyçe....

Numërohen 70% e kutive, PS humb një mandat, Lapaj-Shabani kalojnë Doshin për vendin e tretë


Ka përfunduar numërimi i 3617 kutive nga 5225 gjithsej. PS-ja kryeson me 52.47 për qind të votave megjithatë ka rënë një mandat.

PS ka marrë deri tani 494367 vota. Koalicioni PD-ASHM ka marrë deri tani 34.14% ose 321693 vota në të gjithë vendin.

Forcë e tretë politike ka kaluar Nisma-Shqipëria Bëhet me 3.6%, duke marrë 36028 vota.

Në vendin e katërt renditet PSD me 3.6%, duke marrë 35175 vota. Votat e tjera ndahen mes, Mundësia 2.87%, Koalicioni Euroatlantik 1.24% dhe Djathtas për Zhvillim 0.39%.

Sipas rezultatit paraprak, PS merr 82 deputetë, PD 52, PSD 3 dhe Mundësia, Nisma-Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë nga një mandat.