
Një 27-vjeçar, nënkryetar i një subjekti politik lokal në Lushnjë, është kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), pasi dyshohet se ka kanosur një të ri përmes rrjetit social “Messenger”, duke ushtruar presion për dhënien e votës.
Procedimi penal është regjistruar pas kallëzimit të një 28-vjeçari nga Lushnja, i cili pretendon se është kërcënuar nga i riu, banues në fshatin Bubullimë.
Njoftimi i policisë:
Materialet procedurale iu referuan SPAK, për veprime të mëtejshme.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. P., 27 vjeç, banues në fshatin Bubullimë, pasi ka kallëzuar shtetasi J. Ç., 28 vjeç, se shtetasi 27-vjeçari, nënkryetar i një subjekti politik në Lushnjë, e ka kanosur në platformën “Messenger”, për dhënien e votës.
Materialet procedurale iu referuan SPAK, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesmarrjes në zgjedhje”.