Vendosni fjalën kyçe....

Gara elektorale në Durrës: PS e para, më pas PD-ASHM dhe Partia Mundësia


Në qarkun e Durrësit ka nisur numërimi i votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit dhe deri tani janë përpunuar 64 nga 493 kuti votimi në total. Sipas rezultateve paraprake, Partia Socialiste e Shqipërisë kryeson bindshëm me 9,410 vota, që përbëjnë 52.9% të totalit.

Në vend të dytë renditet koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) me 7,086 vota, ose 39.8%, ndërsa e treta është Partia Mundësia me 404 vota, përkatësisht 2.3%.

Rezultatet paraprake për partitë pjesëmarrëse:

  1. Partia Socialiste (PS) – 9,410 vota – 52.9%
  2. PD–ASHM – 7,086 vota – 39.8%
  3. Partia Mundësia – 404 vota – 2.3%
  4. NISMA-SHB – 391 vota – 2.2%
  5. KEA – 135 vota – 0.8%
  6. Lëvizja Bashkë – 198 vota – 1.1%
  7. DZH – 81 vota – 0.5%
  8. PSD – 41 vota – 0.2%
  9. AKSH – 25 vota – 0.1%
  10. LA – 20 vota – 0.1%
  11. ADR – 7 vota – 0.0%