Vendosni fjalën kyçe....

Aksident inë Himarë-Borsh, humb jetën pasagjerja në motomjetin e drejtuar nga një shtetas austriak


Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugir Himarë-Borsh.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, pas konfirmimit nga personeli mjekësor, është bërë e ditur se pasagjerja në motomjetin e drejtuar nga shtetasi austriak F. P. ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin e viktimës dhe sqarimin e rrethanave të plota të ngjarjes.

 

Njoftimi i policisë:

Himarë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për aksidentin e ndodhur, në aksin rrugor “Himarë-Borsh”, ju informojmë se, sipas konfirmimit nga personeli mjekësor, si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë pasagjerja në motomjetin që drejtohej nga shtetasi austriak F. P.

Grupi hetimor, po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.